Pse kur njerëzit martohen, ‘largohen’ prej miqve?

- in Lifestyle

Studimet kanë treguar që njerëzit kur martohen kanë tendencën të largohen nga miqtë dhe njerëzit e afërt.

Ata bëhen gjithmonë e më pak të përfshirë në shoqëri, ndërkohë që ata që janë single ruajnë një lidhje të fortë me prindërit, motrat/vëllezërit dhe miqtë.

Ky fenomen të cilit shpesh i referohen si “lakmia e martesës” ndodh sepse individët tashmë të martuar i kushtojnë shumicën e kohës së tyre bashkëshortit/es, ndërsa beqarët kanë një jetë më të pasur sociale.

Për të mbajtur shoqërinë gjallë në këtë fazë të jetës duhet dyfish përpjekje. Nëse ishit mësuar që pak para martese ta ndanit kohën mes miqve dhe partneres, pas saj krejt papritur bashkëshortja ju merr më shumë kohë, prandaj përpjekjet dhe planifikimet për daljet me shoqërinë bëhen të nevojshme.

Sidoqoftë, disa lloje miqësish mund të bëhen më të forta dhe emocionuese. Nëse para martese ti mund të kaloje kohë edhe me njerëz që nuk kishe ndonjë kimi të veçantë, tani nuk ke më kohë për të humbur. E shpenzon me zgjuarësi tek njerëzit e duhur. Shoqëritë e duhura do t’ju japin vetëm momente të bukura dhe emocionuese, duke krijuar kështu kujtime që zgjasin përgjithmonë. Këto lloj miqësish (në çifte) kanë tendencën të zgjasin edhe përgjatë gjithë jetës.

Po me ata që mund të jenë në një lidhje, por janë ende në statusin e beqarit, ç’ndodh?

Pas studimeve të përsëritura ka rezultuar se ata që zgjedhin të mos martohen kalojnë më shumë kohë si me miqtë ashtu dhe me partneren, pra koha e tyre ndahet në ekulibër me gjithë aspektet e tjera të jetës krahas atij personal.

Kjo do të thotë se njerëzit single jo vetëm që janë individë më të lumtur sepse i kushtojnë rëndësi miqve dhe familjes më shumë se të martuarit, por dinë të jenë edhe më të vëmendshëm/kujdesshëm ndaj këtyre raporteve. Në krahasim me të martuarit, beqarët kanë gjithashtu njerëz më të besuar rreth vetes dhe ka më pak shanse që të mbyllen në vete siç mund të ndodhë me të martuarit që pësojnë shkëputje pas ndryshimit të statusit.

Si rezultat, beqarët – veçanërisht gratë– jo vetëm që kanë rrethe më të larmishme shoqërore, por raportojnë edhe nivel më të lartë të kënaqësisë së jetës, në krahasim me bashkëmoshataret e tyre të martuara.