Nuk është sekret që gratë jetojnë më gjatë se burrat, por ka një gjë që ato nuk e prisnin.
Gratë janë treguar se plaken më shpejt sesa burrat dhe kjo nuk është e habitshme pasi që ka shumë arsye, duke nisur nga shtatzënia, por edhe shumë rrethana të tjera kanë një ndikim në këtë.
Gratë vuajnë më shumë nga stresi
Gratë janë më të prira për stres, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me punën. Përveç kësaj, ndryshimi hormonal është ai që i shpjegon të gjitha. Luhatjet e hormoneve shoqërohen me depresion. Për më tepër, çrregullimi afektiv sezonal prek gratë më shumë sesa burrat. Gjithashtu, stresi i vazhdueshëm çon në mënyrë të pashmangshme në plakjen e parakohshme.
Gratë që lindin më herët në moshë
Një studim i kryer në Universitetin George Mason vërtetoi se gratë duken 11 vjet më të vjetra për shkak të shtatzënisë.
Gratë që kanë lindur kanë telomere më të shkurtra se ato që nuk kanë lindur kurrë, dhe sa më e shkurtër të jenë telomeret (segmente të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së për të parandaluar shthurjen e saj) aq më të vjetra duken.
Përveç kësaj, stresi gjatë shtatzënisë nuk është i pazakontë, i cili gjithashtu përshpejton procesin e plakjes.
Lëkura e një burri është më e trashë
Sipas dermatologëve, lëkura e burrave është 25 për qind më e trashë se e grave. Përqindja mund të ndryshojë nga personi në person, por në përgjithësi të dhënat mbeten të njëjtat. Sidoqoftë, edhe pse ka më pak rrudha në fytyrat e burrave, ato që ekzistojnë janë më të thella se ato të grave.
Nivelet e testosteronit janë të ndryshme
Estrogjeni është përgjegjës për një fytyrë rinore femërore ndërsa testosteroni është tipik për burrat. Nivelet e larta të testosteronit ngadalësojnë plakjen. Megjithëse estrogjeni shërben gjithashtu si një hormon antiplakje, prodhimi i tij bie më shpejt sesa prodhimi i testosteronit. Kjo është arsyeja pse rrudhat shfaqen më herët te gratë, shkruan Bright Side.
Menopauza e bën të veten
Humbja e hormoneve gjatë menopauzës përshpejton procesin e plakjes. Kur gratë hyjnë në menopauzë, trupat e tyre nuk prodhojnë më aq kolagjen si më parë. Kjo shkakton një humbje të elasticitetit të lëkurës./KP