Për shumë prej nesh, mëngjesi është një “ligj” në rutinën tonë të përditshme. Për disa të tjerë, ekziston vetëm një kafe që do të hapë sytë. Ekspertët thonë se duhet ngrënë patjetër mëngjesi për të patur një dietë të ekuilibruar.
Një studim i kryer nga Lina Begdache, profesoreshë e shëndetit në Univesitetin Binghamton, në të cilin u përfshinë 2,600 njerëz, burrat dhe gratë plotësuan një pyetësor në lidhje me dietën e tyre, stërvitjen dhe faktorë të tjerë të jetesës.
Gjetjet treguan se gratë e reja duhet të hanë mëngjes çdo ditë, të ushtrohen shpesh, të mos konsumojnë shumë kafeinë dhe të shmangnin ushqimin e shpejtë nëse duan të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor. Sa i përket burrave, studimi ka treguar se duhet të ushtrohen shpesh, të konsumojnë produkte të moderuara të qumështit, të hanë mjaft mish dhe të shmangin ushqimin e shpejtë.
Studimi tregon se burrat kanë më pak të ngjarë të preken mendërisht nga dieta e tyre sesa gratë. “Për sa kohë që burrat ndjekin një dietë paksa të mirë, ata do të kenë shëndet të mirë mendor. Dieta prek më shumë gratë. Nëse gratë në thelb konsumojnë ushqim të shpejtë, atëherë stresi do të rritet”, shpjegon ajo. /RTK