Gjatë ditës së djeshme nga takimi i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetarit të Rahovecit i cili vjen nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, fotografija e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në zyrën e këtij të fundit mori pothuajse të gjithë vëmendjen, raporton Gazeta Sinjali.
Në albumin e pamjeve që publikoi presidentja Osmani nga ky takim, përveç fotografisë së saj, ishte e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Thaçi, e cila bëri xhiro dje në rrjetet sociale.