“Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi: Albin Kurti”, është mbishkrimi që Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur në kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).
Zgjim Hyseni nga kjo parti, tha se nëse është e vërtetë që siç ka deklaruar ministri i Kulturës që nuk kanë pasur njohuri, atëherë ministri i Punëve të Brendshme, AKK duhet të japin përgjegjësi. Me këtë veprim ai tha se nuk janë të sigurt nën udhëheqjen e tyre./KP