Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim të ujit.
Në mënyrë simbolike, anëtarët e PSD-së kanë vendosur një çezme të mbuluar me para që si kuptim ka “pastrimin e parave”, raporton Ekonomia Online.
“Për nder të Liburn Aliut i cili na e lëshoi çeshmen”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në çezme./Demokracia