PSD përmes një aksioni simbolik para ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të këtij dikasteri, Arben Vitia.
Ata para MSh-së kanë dërguar një dozë të vaksinës në të cilën shkruante “Dorëheqje”, pasi nuk është siguruar asnjë dozë e vaksinës anti-Covid nga Qeveria e Kosovës.
Nol Nushi nga PSD tha se Qeveria e Kosovës ka blerë zero vaksina qeveria e Kosovës.
“Sot si aktivistë të Partisë Demokrate ia kemi sjell ministrit Vitia dozën e parë të vaksinës se dorëheqjes të cilën duhet ta marr sa ma parë dhe ti pret efektet dhe të reflektoj e të jap dorëheqjes sepse puna e tij në ministri është e barabartë me zero”, tha ai.
Derisa e ka kritikuar procesin e vaksinimit Nushi tha se aktualisht po vazhdon ora policore e masa të tjera pa u ditur arsyeja.
Para Ministrisë se Shëndetësisë ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa aksioni simbolik i PSD-së përfundoi i qetë./KP