Protestuesit serbë mblidhen në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

- in Lajme

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale.

Nata e së dielës ka kaluar e qetë në këto komuna.

Për dallim nga herët tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin-Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve”.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë.

/GazetaSinjali/