Disa protestues serbë të mbledhur në Leposaviq kanë hedhur pelena në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, të cilët po kujdesen për sigurinë.
Protestuesit janë mbledhur para objektit të komunës duke kërkuar largimin e policëve të Kosovës.
Ndërsa, KFOR në një komunikatë drejtuar mediave, tha se ka shtuar praninë në komunat veriore të Kosovës “për të siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes”.
“Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Raportimet e mediave për një takim me Goran Rakiqin janë të pabaza, po ashtu edhe pretendimet se komandanti i KFOR-it ka bërë ndonjë paralajmërim për të shtëna në Zveçan”, thuhet në komunikatë./Demokracia