Protestuesit bllokojnë rrugën Prishtinë – Podujevë ku vdiq në aksident çifti nga Malisheva

- in Lajme

Grupi i Asamblistëve të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetje edhe të asamblistëve të tjerë po mbajnë aksionin qytetar të paralajmëruar në magjistralen Podujevë-Prishtinë e cila ende s’ka përfunduar së ndërtuari.

Aksioni po mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva dhe ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë.

Para protestës, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe tek vendi ku ndodhi aksidenti në të cilin humbën jetën dy mërgimtarë para disa ditës.

Ata kanë vendosur lule tek vendi i aksidentit.

Pjesëmarrësit në protestë kanë përcjell mesazhet e tyre përmes pankartave.

/GazetaSinjali/