Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.
Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht.
Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin.
Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë./Abcnews.al/