Protestojnë sërish kandidatët e pranuar për studime të doktoratës

- in Lajme

Për të tretën herë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe të Fakultetit të Mjekësisë, për të cilët senati ka vendosur që të përsëritin edhe një herë testimin.

Doktorantët e pranuar kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që t’i nënshtrohen edhe një herë testimit. Ndërsa pas opinionit të Avokatit të Popullit, doktorantët thonë se kanë pushuar të gjitha arsyet për një gjë të tillë.

Ata deklaruan se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën e tyre./KP