Protesta në Veri, fillon mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar (VIDEO)

- in Lajme

Mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar dhe nga ora 12 pritet të nis protesta e thirrur nga Lista Serbe.

Kujtojmë se dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në ora 12:00 pritet të fillojë një protestë në Mitrovicën e Veriut ku serbët do t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri.

 

Kanal10

/GazetaSinjali/