Policia e Kosovës është mobilizuar edhe me njësinë e snajperistëve për të përcjellë protestën e veteranëve që po kundërshtojnë projektligjin e pagës minimale.
Ata janë duke vëzhguar protestën nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Veteranët nga shumë anë të Kosovës janë mbledhur para Kuvendit dhe pritet që të fillojë protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së./Express

