Seanca e djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që pa i nervozuar në disa raste.
Gazetari dhe analisti politik, Arben Ahmeti ka reaguar lidhur me një veprim që ka bërë dje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë që u ngrit në këmbë në shenjë proteste.
Ahmeti ka thënë se këtë veprim Thaçi e ka bërë duke treguar se Gjykata ka bërë pyetje duke e ndërruar kontestin. Sipas tij, Thaçi u detyrua të ngrit dorën të reagoi për të mbrojtur të vërteten.
“…çfarë dua të them me këtë, dua të tregoj se njëra prej luftave më klasike që i është bërë Thaçit është përpjekja për të ndërtuar narracionin se Thaçi flet për të tjerët, i vë në përgjegjësi të tjerët për të shpëtuar veten. Kjo ka qenë një prej propagandave dhe gjerave më të ulta të përhapura gjithandej në diskurs”, ka thënë gazetari Ahmeti.
Paneli i gjyqtarëve në Hagë është përballur shpesh me kritika nga mbrojtësit e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët kundërshtuan format e pyetjeve të drejtuara ndaj dëshmitarëve.
Në një letër të fundit drejtuar gjyqtarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kërkuan që ata të sfidojnë Prokurorinë dhe të mos mbështesin një palë, por të kontribuojnë në zbardhjen e së vërtetës./Demokracia