Prokuroria: Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e dorëzoi në Polici

- in Lajme

Në seancën ku do të vendosej për paraburgosjen ose jo të të dyshuarve për plagosjen në Skënderaj, janë mësuar edhe detaje të reja.

Koha.net shkruan se sipas prokurorisë, pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policorë, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skënderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij, pas thirrjes nga djali i tij, që veçse kishte pranuar një gjobë trafiku./Nacionale