Profil | Sadri Ramabaja, njeriu që lundroi në shumë parti, por u arrestua duke hipur në anije me pasaportën e mikut të tij

- in Lajme

Sadri Rambaja sot është njëri prej njerëzve që shfaqet më së shpeshi nëpër studio televizive duke e mbrojtur çdo aferë e skandal të qeverisjes së Albin Kurtit.

Analisti pro qeveritar, që i mbetet shpesh hatri dhe braktisë studion televizive sapo dikush e kundërshton, duket se e ka “ngjyer” nga pak në të gjitha partitë politike në Kosovës.

Sipas, të dhënave që Demokracia.com ka grumbulluar del se analisti nga fshati Magurë e Kamenicës, i ka ndërruar pesë parti.
Për ironi Ramabaja, “lundruesi” nëpër krejt partitë, ishte arrestuar në një anije në Durrës me dokumente të falsifikuara, që thuhej të ishin të Xhevat Bislimit.

Ai ka qenë anëtarë i partisë UNIKOMB e cila më pas u shkri në AAK dhe Ramabaja u bë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.

Ramabaja, i mësuar që të ndërrojë partitë nuk qëndroi shumë as aty dhe iu bashkua AKR-së së Behgjet Pacollit.

E nga AKR-ja, analisti pro VV-së iku për në PSD-në e Agim Çekut.

Aktualisht ai vegjeton në Vetëvendosje.

Pas luftës, kur PDK e kishte kryeministrin, Sadri Ramabaja në vitin 2003 punësohet Zyrtar i Lartë në Zyrën e Kryeministrit. /Demokracia.com/