Profesori amerikan: Kurti dështoi dhe ra në kurthin e Rusisë

- in Lajme

Profesori amerikan dhe njohës i çështjeve në Ballkan, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri Albin Kurti jo vetëm që dështoi por edhe ka rënë në kurthin e Rusisë, shkruan Gazeta Metro.


Ben-Meir ka shkruar se Kurti ra në kurthin e Rusisë. Ndërsa ka shtuar se ka ende kohë për ta përmirësuar këtë gabim dhe të respektojë kërkesat e SHAB’së.

 

“Mendoj se kryeministri Kurti dështoi e ra në kurthin e Rusisë. Nuk është ende vonë që të përmirësohet situata duke respektuar kërkesën e SHBA’së. Megjithëse, mund të iu duket si një koncesion i njëanshëm, Kosova do të përfitonte shumë në afatgjatë”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.

 

Ben-Meir kishte shkruar se shpërfillja e kërkesave të SHBA’së nga qeveria Kurti, dhe zbatimi i vendimit për targa që filloi me qortimin e serbëve e që pas 21 nëntorit do gjobiten po konsiderohet si lajthitje nga profesori amerikan.

“Vendimi i qeverisë Kurti për të shpërfillur kërkesën e SHBA’së për të shtyrë vendimin e implementimit për tabelat e regjistrimit në rastin më të mirë ishte një lajthitje”, ka shkruar ai./gazetametro.net