Produktet e Serbisë janë të dyshimta dhe ne duhet ta kuptojmë këtë. Lind pyetja, pse janë me çmime më të ulëta dhe çdo herë kështu ?
Nuk është vetëm pushtimi i tregut. Në Serbi ka filiale të veçanta për tregun e Kosovës dhe kjo e bënë situatë më të dhimbshme.
Po e ceki një rast të vertetë i cili ka ndodhur para pak kohësh. Një nënë Kosovare ishte në aeroport në Maqedoni duke pritur të udhëtoj për në Gjermani tek djali i saj, kur vjen koha për t’i dorëzuar valigjet teksa ishte në aeroport, del që ajo ka diqka të rrezikshme.
Pas një kontrolle nga policia, del se plazma keksat ose janë prodhuar afër armatimit ose kanë përbërje të barutit dhe kjo është arsyeja pse jepet sinjali që ka diqka të rrezikshme.
E qfarë mesazhi jep kjo për popullin tonë?
Populli duhet të vetëdijesohet që nga Serbia mos të konsumoj asnjë produkt. Çdo produkt mundet t’a prodhoj edhe prodhuesi vendor, në Kosovë . Kjo vetëm e kërkon bashkëpunimin shtet, biznes dhe qytetar. Shteti duhet t’i rris subvencionet e ndërkohë biznesi duhet të rris cilësinë dhe të jetë i gatshëm që në çdo kohë të ndryshoj për të mirë. Duhet të jemi kategorik në datën e skadimit të produktit.
Kjo na bënë më të sinqertë karshi konsumatorit . Konsumatori i Kosovës duhet të fitojë besim në prodhimet vendore që kur e merr një produkt t’i besoj të gjitha të dhënave në produkt e vetëm kështu ecim përpara.
Bizneset nuk duhet të punojnë me kosto të ulët vetëm që të fitojne më shumë, ato duhet të punojne që konsumatori të fitojë siguri, e kjo i kthehet biznesit si fitim afatgjatë. P.sh. qumështi Vita dhe të gjitha produktet e tyre janë të cilësisë ndërkombëtare.
Duhet televizionet shqiptare, psh RTK-ja të i’u jap hapësirë për reklamë dhe me një çmim shumë të volitshëm ata të reklamojnë të gjitha produktet e kështu pas një ose dy viteve konsumatori i Kosovës edhe falas nuk do i merr produktet serbe.
Rasti më i mirë që duhet të përkrahet me marketing, është marketi në Ferizaj (Plus Center), Meka Hallall food, të cilët kanë prodhime vendore dhe të sigurta. Atëherë, edhe sikur të largohet taksa, produktet e tyre do kthehen mbrapa.