Prof. Ass. Dr. Artan Haziri: Problemet e prodhuesve vendorë!

- in Ekonomi
 Prodhimi ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit dhe kërkon shumë faktorë të lëvizin në drejtim të tyre. Problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovarë e që theksohen vazhdimisht janë Tatimet e larta mbi Vlerën e Shtuar, ekonomia joligjore, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, jostabiliteti me energji elektrike në disa rajone të Kosovës, por edhe niveli i lartë i produkteve të importuar që në tregun e Kosovës, kanë dallim në çmim pothuajse të njëjtë me produktet vendore.
Për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë eksporti i produkteve “Made in Kosova” në vende të ndryshme të Evropës dhe botës kap vlerën e mbi 300 milionë eurove në vit, kurse importi i produkteve të huaja në vend arrin rreth 3 miliardë euro në vit.
Politikat fiskale duhet të ndryshojnë në dobi të prodhuesit, ata që eksportojn mbi 1000000 euro në një 3 mujor, të lirohen nga tatimi 50% nga obligimi tatimor.
Kështu prodhuesit do të ndihmohen, e si zingjir do të ketë ndikim deri te rritja e numrit të të punësuarve.
Prodhimi në vendin tonë është në një shkallë shumë të ulët. Kosova është orientuar më shumë në importe e shumë pak drejt prodhimit.
Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet duke filluar nga ato të konsumit, e deri te produktet strategjike. Derisa importuesi më i madh në Kosovë mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë mesatarisht rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga ky shtet.
Deri kur kështu? Konsumimi i prodhimeve vendore nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare . Qytetarët duhet t’i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi e gjithashtu edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Rol të rëndësishëm në këtë aspekt kanë:
a) Shteti ( institucionet )
b ) prodhuesi
c) qytetarët.
Kur rritet prodhimi, shtohet punësimi dhe paraja kthehet në vendin tonë. Subvencionet duhet të jenë të rregulluara mire dhe të shperndahen si duhet.
Ndërsa, prodhuesit vendor duhet ta promovojnë sa më shumë prodhimin e tyre. Duhet të jenë të ashpër në media elektronike dhe të shkruara.
Ata duhet që me reklamë të bëjnë të mundur që edhe fëmijët kur të hyjnë në market dhe  kur i shohin prodhimet vendore të flasin rreth tyre. Duhet ngritur cilësia dhe të bëhen konkurent të fortë në treg.
Prodhuesit vendor duhet t’i ndihmohet që gjashtë marketet e mëdha të furnizohen prej tyre. Këtu mundet të bëhen marrëveshje që me rajone të ndahen shitjet e tyre. Kështu sigurohet tregu i prodhuesve dhe mbrohet prodhuesi. Jemi shtet dhe duhet të marrim masa.
Edhe panairet duhet të mbahen rregullisht dhe aty të ftohen të gjithë prodhuesit vendor e jo shumica e prodhuesve të jenë nga shtetet tjera.
Edhe pse jemi bërë pjesë e MSA-së, ende nuk kemi depërtuar me produkte në Evropë, sepse po n’a mungojnë kapacitetet prodhuese.
Edhe populli duhet t’a ketë parasysh se përkrahja jonë i zhvillon ata dhe në mënyrë direkte ne e shtojmë edhe punësimin duke konsumuar prodhime vendore. Importi nga Serbia po ecen drejt rënjes dhe kjo  duhet të n’a bëjë të lumtur, por shteti duhet të perkrahë prodhuesin. Ata duhet të kenë paisje moderne dhe punëtor të kualifikuar, që të jenë konkuruesë. Autori është Rektor në Kolegjin ”Pjetër Budi” /DielliNews.info