Prof.Ass.Dr. Artan HAZIRI: Paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon

- in Ekonomi, Lajme

Është një politikë që e diskuton qdo qeveri gjatë mandatit qeverisës, por pa marr vendime rreth ndryshimit te saj. Varësisht nga ideologjia politike e partive, disa janë për ulje të pagës minimale, e disa për rritje te saj. Në Kosovë është problem i madhë niveli i pagës minimale.

Paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon. Tjetër është se ka edhe diskriminim të moshës. Deri në moshen 35 vjet, është 130 euro, ndërsa mbi 35 vjet është 170 euro.

Kjo pagë është vendosë pa asnjë debat publikë dhe pa analiza të mirëfillta ekonomike. Është dashur që paga minimale, pas analizave të shumta të vendos një pagë, e cila e siguron një jetë minimale për një familje 4 ose 5 anëtar.Nuk janë llogaritë asnjë nga faktorët që e përcaktojn pagën minimale.

Faktorët kryesorë, para se të vëndoset për pagën minimale, janë :

1. Nevoja e punonjësve dhe familjarëve të tyre

2. Kërkesa për pagën jetësore

3. Përshtatja e pagës minimale me indeksin e qmimeve të konsumatorit

4. Kostoja e jetesës

Me 130 euro ose 170 euro nuk mbulohen as 40 % e nevojave të një familje në Kosovë. Në bazë të një studimi që kam bërë në vitin e kaluar, një familje 4 anëtarëshe, për një jetë mesatare i duhen 285 euro. Këtu nuk janë përfshi asnjë rast i sëmundjeve në familje. Kur kësaj i shtohet tani edhe virusi COVID-19, edhe më shumë lindë nevoja për ndryshimin e pagës minimale dhe rritjen e saj.

Më së shumti është brengosëse se nuk është analizu indeksi i qmimeve .

Është thënë me dhjetëra herë se do ndryshojë paga minimale , por ka reagime nga institucionet nderkombetare. Në këtë rast nuk duhet marrë parasysh reagimet, se kjo është në dobi të mirëqenies së qytetarëve .

Është me rëndësi rritja e pagave , edhe pse mund të ketë presion edhe nga bizneset. Bizneseve ju rritet kosto , me rritjen e pagave, sepse ka biznes që paguan më pak se 200 euro punëtoret. Mirëpo, bizneset mund të shikojnë produktivitetin e punëtorëve dhe në raste të veqanta të bëjnë edhe zgjidhje tjera.

Punëtori i cili nuk sjellë dobi në biznes, duhet larguar nga puna ,ndërsa ai që punon ,meriton një pagë dinjitoze dhe punëtori të jet krenarë me punën e tij.
Autori është Rektor në Kolegjin Pjeter Budi./DielliNews.info