Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të sulmit fizik nga e ish- e dashura e tij.
Sipas raportimit rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:50.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar’’, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu , është raportuar se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Demokracia