Priten edhe shtatë largime të tjera nga Inter

- in Sport

Pas Ivan Perisic, pritet që edhe shtatë lojtarë të tjerë të largohen nga Inter.

Skuadra e Inter pritet të bëjë disa ndryshime në fondin e lojtarëve të skuadrës, para sezonit të ri.

Në mesin e shumë lëvizjeve pritet të ketë valë të madhe të largimeve.

Përveç Ivan Perisic, mediat italiane thonë se edhe shtatë lojtarë të tjerë janë ‘në listën e pritjes’.

Matias Vecino, Andrea Ranocchia e Kolarov pritet të largohen si lojtarë të lirë.

Arturo Vidal, Ionut Radu, Alexis Sanchez e Felipe Caicedo janë në kërkim të skuadrave të reja. Caicdeo do të kthehet te Genoa, pasi ishte i huazuar.

Kristjan Asllani është në mesin e emrave që do të afrohen tek Inter, kurse pritet edhe lëvizje për Paulo Dybala e Romelu Lukaku.