Shumë pak makineri dhe punëtorë u panë duke punuar në atë që njihet si “Autostrada Prishtinë-Gjilan”, më 17 janar.
Ndërtimi nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë. I gjithë projekti pritej të përfundohej në fund të vitit 2020.
Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

1. Autostrada Prishtinë – Gjilan ka filluar të ndërtohet në muajin prill të vitit 2018.

2. Gjatësia e kësaj autostrade është 22.6 kilometra dhe parashihej të përfundonte brenda 30 muajsh, apo në fund të vitit 2020.

3. Më 17 janar, Radio Evropa e Lirë ka vizituar këtë disa lokacione përgjatë kësaj autostrade dhe ka hasur në shumë pak vende ku ishte duke u punuar.

4. Zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se problemet e paraqitura duke filluar nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve, kanë bërë që projekti të mos finalizohet. Ndryshimet kanë marrë kohë të konsiderueshme, thonë në këtë ministri.
/Demokracia