Prishtinë: Burri sulmohet nga ish-bashkëshortja pasi shkoi t’ia dërgojë djalin, e denoncon në Polici

- in Lajme

Rastet e dhunës në familje shumë shpesh ndodhin edhe në mes të ish-bashkëshortëve, që jo rrallëherë përfundojnë në Polici.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një burrë ka raportuar në Polici ish bashkëshorten e tij, me pretendimet se e njëjta e ka sulmuar.

Në dëshminë e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se rasti ka ndodhur në shtëpinë e ish-gruas së tij, ku kishte shkuar ta dërgojë të birin. Për motive ende të panjohura, gruaja e ka sulmuar ish bashkëshortin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, ish-burri i saj e ka denoncuar atë në Polici, ku ka kërkuar ndihmë.

Me t’u raportuar rasti, hetuesit policorë kanë intervistuar palët e përfshira dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/