Prishtinë: Babai ushtron dhunë psikike ndaj djalit 17-vjeçar për shkak të orientimit seksual të tij

- in Lajme

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Prishtinë, nga një 17-vjeçar, i cili e ka denoncuar babain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç thonë burimet brenda Prokurorisë, i mituri ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me babain, ky i fundit i ka shkaktuar dhunë psikike, duke e shqetësuar në masë të madhe.

Motivi i rastit dyshohet të jetë orientimi seksual i të miturit, për çka babai i tij ka nisur debatin verbal.

Përballë kësaj situate, djali ka vendosur ta denoncojë të atin. Me ç’rast Policia është aktivizuar për ta kërkuar, por i njëjti nuk është gjetur.

Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/