Prishtinë: Arrestohet një person pasi tentoi të vjedhte 26-pako fëstëk në një market

- in Lajme

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit njërit prej tyre i është gjetur në dorë 26 pako me fëstek në vlerë reth 114 euro.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë reth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje në tentativë”./Demokracia