Prishtinasit ia vjedhin kamionin, nuk e gjen në parkingun ku e la para 1 muaji

- in Lajme

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjeteve të ndryshme, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborre të shtëpive të tyre e as në parkingje. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një 40-vjeçari nga Prishtina, i cili ka raportuar në Polici se nuk e ka gjetur automjetin e tij, që e kishte parkuar në rrugën “Fahri Fazliu”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se kamionin e kishte lënë para rreth 1 muaji në një parking në këtë rrugë, por që kur ka shkuar gjatë ditës së djeshme nuk e ka gjetur aty.

Para zyrtarëve  policorë ai ka deklaruar se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar, teksa ka dhënë detaje për automjetin.

Pas denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “vjedhje” dhe të bëhet identifikimi dhe kapja e personit apo personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/