Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë në kontakt me një person, është shantazhuar përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë, 10.10.2021 – 02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në kontakt me një person të dyshuar përmes rrjeteve sociale, i dyshuari e ka shantazhuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.