PRISHTINA E PODUJEVA SOT MUND TË KENË NDËRPRERJE TË UJIT

- in Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot gjatë ditës mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës.

Sipas kompanisë, kjo mund të ndodhë për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë – FPU Albanik./KP