Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra e Haxhi Thaçi, tashmë kanë mbërritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku pritet të takohen me djalin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar pamjet nga Haga, teksa shihen çifti i moshuar Thaçi duke hyrë në objektin ku ish-presidenti po mbahet i paraburgosur qe gati dy vite.
Kujtojmë se Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte dhe që atëherë nuk është takuar me prindërit e tij fizikisht.