Presidentja Osmani: FSK-ja po stërvitet me ushtrinë amerikane, ushtria serbe me atë ruse

- in Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar rreth pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.

E para e shtetit të Kosovës , shkruan se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po stërviten përkrah ushtrisë amerikane, Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

Osmani në shkrimin e saj në “Twitter” ka shkruar se Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

While Kosovo & other countries in the region are participating in the joint military exercises with the US Army (#Defender21), Serbia is bolstering the Kremlin’s influence & destabilising the region by organizing a joint exercise with the Russian military.

Take note. pic.twitter.com/BcleZss2HJ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 23, 2021  /KP