PRESIDENTI KROAT: KOSOVA ËSHTË NJË SHTET I DASHUR PËR MUA

- in Lajme

Presidenti kroat ka deklaruar në konferencë për media se Kosova është një shtet veçanërisht i dashur.

 

“Kosova për mua personalisht është një shtet i dashur, por Kosovën vërtet e kemi një shtet miqësor sepse bëhet fjalë për një demokraci vibrante. Kosova është një shtet që shumë shpejt në aspektin politik mund të inkuadrohet në organizata ndërkombëtare. Është për t’u çuditur se sa pak dihet për Kosovën edhe në vendet e BE-së. Disa shtete të BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës sinqerisht nuk i kuptoj dhe unë do të bëj çka është e mundur për të avokuar. Thjesht njerëzit janë pak të informuar për Kosovën”, ka deklaruar Milanoviq  në një konferencë për media me presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.