Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së 27-të.
Dy ndeshjet më interesante të programit të ditës së shtune do të jenë mes Burnley e Arsenal dhe Brighton e Leicester City, përcjell KosovaPress.
“Topçinjtë” do të kërkojnë sot fitoren kundër Burnley, ku nëse arrin të arkëtojë tre pikë të plota, do të afrohej në vetëm tri pikë ndaj kampionit aktual të Premier Ligës, Liverpool-it, që gjendet në pozitën e shtatë.
Në anën tjetër, Leicester si mysafirë do t’i kërkojë me ngulm tri pikët në ndeshjes kundër Brighton, ku me rast fitoreje, do të lëviznin nga vendi i tretë në të dytin, pasi që “Dhelprat” i ndanë vetëm një pikë nga Manchester United, përcjell KosovaPress.
Programi i plotë i ndeshjeve në Premier Ligën angleze vijon si më poshtë.
13:30 Burnley (15) – Arsenal (10) (Stadiumi Turf Moor)
16:00 Sheffield United (20) – Southampton (14) (Stadiumi Bramall Lane)
18:30 Aston Villa (9) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Villa Park)
21:00 Brighton (16) – Leicester City (3) (Stadiumi American Express Community)/KosovaPress