Nëse keni nevojë për një aksion të vogël në shtrat, atëherë provoni aktivitete të reja që do t’ju kënaqin
Kohët e fundit gjithnjë e më shumë po shkruhet për një pozicion në seks të quajtur helikopter.
Sipas revistës “The Sun”, shumë çifte e praktikojnë këtë pozicion, pasi, siç thonë ata, sjell një orgazëm të fortë, e cila ua përmirëson jetën seksuale.
Megjithatë, përveçse ofron kënaqësi të supozuar të madhe, pozicioni kërkon edhe qëndrueshmërinë dhe forcën e të paktën të njërit partner, transmeton Telegrafi.
Për të përsosur pozicionin, partnerja duhet të vendoset në bërryla dhe gjunjë dhe më pas të ulë kokën në mënyrë që të shtrihet në duar, ndërsa pjesa e poshtme e trupit është e drejtuar lart.
Më pas, partneri duhet të vijë nga këndi i kundërt me kokën e kthyer nga juaja dhe trupi i tij duhet të jetë në pozicionin e dërrasës.
Tatyana Dyachenko, terapiste seksuale, ka shpjeguar këtë pozicion për revistën “Cosmopolitan”.
“Partnerja te e cila partneri do të penetrojë duhet të vendoset në bërryla dhe gjunjë ashtu siç do të vendosej për një stil doggy”, thotë ajo.
“Partneri më pas i lëviz këmbët mbi shpinën e partneres, ndërsa shikon në drejtim të kundërt dhe penetron penisin duke ulur ijët. Për të shtyrë, partneri do të duhej të kryente mini-pompa, ndaj qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme”, thotë Dyachenko.