POSTON FOTOGRAFI ME ARMË NË RRJETET SOCIALE, BABAI E RAPORTON NË POLICI

- in Lajme

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng te një person tjetër në Drenas.

 

I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij.

Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin.