Posta dhe Komuna e Prishtinës, marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë

- in Lajme

U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit me kryeqytetin e Kosovës, priti në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin.

Në komunikatën për media thuhet se Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, në emër të Menaxhmentit të Lartë të Postës së Kosovës ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Muhedin Nushin për qasjen tejet profesionale dhe në interes të publikut karshi Postës së Kosovës.

Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshja për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe u zotuan të dyja palët që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellët.

Në fund, U.D. Kryeshefi Ekzektutiv, në shenjë mirënjohje Muhedin Nushi i dorëzoi bllokun filatelik dhe pllaketin me pullën postare me imazhin e personalitetit të shquar shqiptar, akademikut Pajazit Nushi, ndërsa i dorëzoi edhe Mirënjohjen postmortum të koleges tonë të ndjerë, motrës së tij, Leonora Nushi, për kontributin e saj sa ishte punonjëse e Postës së Kosovës. /KosovaPress