Por mesnata e së shtunës ishte fatale për kryefamiljarin, Veliun, i cili gjatë kohës sa ishte në gjumë u godit nga plumbat e kallashnikovit dhe nuk arriti të dal i gjallë nga kati i parë i banesës. Visar Sadiku, nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si nisi ngjarja tragjike. Visar Sadiku, Nipi ka thënë se “Këto informacione janë, janë gju ato dy grupet në mes veti, ky ka qenë flejtë. Qysh ka shënu aty, në orën një të natës ose kah ora 12 e diçka ka ndodhur rasti, edhe ato dy bandat kriminale janë kapur në mes vete për shkak të drogës që e kanë shitur ai ka jetu aty edhe ja kanë fut kallash ata njëri tjetrit” Numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i lartë. Në banesë përpos Veliut, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e tij, vajza 23 vjeçe dhe djali 24 vjeç. Familja Sadiku sipas nipit nuk ishte cak i sulmit. Visar Sadiku, Nipi ka shtuar se “(do të thotë ky nuk ka pasur të bëjë asgjë me ata). Jo jo, ky veq që ka jetu, shembull, se këtu në Francë nëpër hyrje të banesave shesin drogë, edhe ky në hyrje aty e ka pasur dhomën afër aty, nuk ka qenë ky caku. Por e ka kapur plumbi i kallashit aksidentalisht. Krejt familja kanë qenë fjetur aty.” Mediat franceze raportojnë se Prokurori i rastit, Olivier Caracotch ka konstatuar se 55 vjeçari nga Mitrovica ishte viktimë e të shtënave që nuk ishin të destinuara për të. Sipas prokurorit personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave ku mbeti i vdekur Veli Sadiku. Shumica e familjes së tij ka më shumë se një dekadë që jetojnë në Francë. “Veli Sadiku me rrethin e tij të gjerë kanë shtëpi këtu në lagjen e njohur si “Tuneli i Parë” në Mitrovicë. Sipas familjarëve pas procedurave të obduksionit, trupi i tij do të sillet për t’u varrosur në vendlindje.” RTV Dukagjini ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur.

- in Lajme

Ditëve të fundit vizitat dhe telefonatat iu ndaluan ish-krerëve të UÇK-së – tash e tri vite të paraburguar në Hagë – ku Prokuroria e Specializuar e Hagës përmes një parashtrese pretendoi se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u kanë “zbuluar” vizitorëve të tyre hollësi rreth dëshmitarëve të mbrojtur si dhe, sipas tyre, u kanë dhënë instruksione e udhëzime vizitorëve për dëshmitarët potencialët se si e çka të dëshmojnë. Për çudinë edhe më të madhe të shumëkujt, vizitat ishin të përgjuara dhe u publikuan disa transkripte të bisedave për të mbështetur këto pretendime të prokurorisë.

Nuk pash kurrfarë shkelje”, na tha me bindjen më të prerë profesoresha e mirënjohur në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, përndryshe edhe autorja e librit më të dalluar dhe eminent rreth gjykimit të famëkeqit Sllobodan Millosheviq.

Në një bisedë me Nacionalen rreth krejt kësaj situate të padëgjuar më parë, Tromp thotë se “nuk pashë kurrgjë në ato inçizime/transkripta që mund të thoja vetmevete ‘oh zot, paskan pasur të drejtë, mirë që i publikuan’. E lexova dhe mendova ‘çka është kjo? Ç’kuptimi paska?’”.

I lexova fjalë për fjalë”, na thotë ajo, por shton se “pa kontekstualizim, këto intercepte apo fakte nuk kanë kurrëfarë kuptimi për mua”.

Është masë drastike kjo që u parashtrua, dhe për Tromp, e pakuptueshme.

Është e një natyre dhe shkalle krejtësisht tjetër; kjo që po u ndodh Hashim Thaçit dhe të tjerëve”, na thotë Tromp, e cila para se të nis të shtjellojë implikimet e këtyre përgjimeve, nis e ngren disa krahasime me përgjimet që i bëheshin bisedave të Sllobodan Millosheviqit me gruan e tij Mira Markoviq, e ku për këto përgjime kishte qenë i zëshëm “mu bash Vojisllav Shesheli”.

Tim McFadden (drejtori i njësisë së paraburgimit ku po qëndronte Millosheviqi) u raportua nga kush tjetër përpos Sheshelit për shkelje të detyrave të tij zyrtare dhe konfidencialitetit dhe ai eventualisht u lirua nga detyrat e tij të mëtejme; por, kjo është se si e dimë se gjithçka ishte e regjistruar, transkriptuar dhe e arkivuar. Por, si? Sepse të mbrojturit duhej të nënshkruanin leje për punë të këtilla. Nëse nuk nënshkruanin, kishte pasoja në atë se si dhe me kë do të lejoheshin të komunikonin nga bota e jashtme”, na thotë Tromp.

Është e kuptueshme për Tromp në rend të parë që prokuroria “do të bëjë ç’mos” për të shtënë në duar çfarëdo informacioni rreth të akuzuarve, por habia lind në atë se “si ua autorizoi trupi gjykues?”.

Dhe, për më tepër, ajo vëren se “nuk e dimë se çfarë u ka shkruar ZPS në kërkesë trupit gjykues, dhe as çka ka qenë përgjigja e tyre për ta”.

Është një hap i rëndësishëm formal që mungon këtu në të kuptuarit se çfarë në të vërtetë qëndron prapa kësaj. Dhe pastaj shohim që kur eventualisht jemi te mundësitë e përgjigjimit duhet të kemi bashkëpunim mes regjistrash. Pra, ju shihni që këto tre institucione dhe elemente të rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës po bashkëpunonin , ndërsa me mbrojtjen jo, ekipet e mbrojtjes qartazi nuk ishin të informuar rreth saj. Pra, kjo është një pikënisje e rëndësishme. Pse jo?”

Sepse nëse dikush kërkon masa drastike të këtilla ku të gjtha të drejtat themelore njerëzore dhe të drejtat kushtetuese që të mbrojturit do t’i gëzonin në vendet e tyre, të gjitha këto do të preken – dhe ende s’po them që po shkelen – atëherë duhet të keni të gjitha kërkesat e nevojshme formale në dorë, në mënyrë që krejt këto informacione që merrni nga to të jenë valide dhe të gatshme për t’u përdorur ose në gjykatë e lëre më t’i ekspozosh te publiku me këtë parashtresë”, na thotë Nevenka Tromp.

Më tej, vëmendjen e saj e marrë mënyra se si ZPS ka vepruar me përgjimin e vizitave, “si veprim për parandalim”.

S’po thonë që është bërë dëm, por veç po adresojnë rreziqet konkrete. Pra, ZPS po vepron duke u bazuar në parandalim. Pra, asnjë dëm s’është bërë, nuk ka pasur kërcënime apo që ne dimë që mund të qenka rrezikuar dikush”, shton ajo.

Profesoresha Tromp, megjithatë ka besim në ekipin mbrojtës të të akuzuarve për të cilët thotë se janë të zotë dhe se do të reagojnë ndaj kësaj, dhe shtjellon disa nga mundësitë që, në mendjen e saj, mund të jenë kundërpeshuese.

Por, çka mund të kërkojnë mbrojtja është barazi, e të thonë: ‘në rregull, nëse prokuroria shkon aq larg që fshehtazi të inçizojë bisedat mes të mbrojturve dhe vizitorëve gjatë orëve private, atëherë edhe ne kërkojmë shpalosjen e krejt marrëdhënieve të prokurorisë me dëshmitarët e saj në mënyrë që të shohim çfarëdo lloj presioni, joshjen, mbrojtje të tepruar madje mënyrat sugjestive ndaj dëshmitarëve se çfarë të thonë; ose ngjashëm të kërkojnë që të përgjohen bisedat se si prokuroria po merret me dëshmitarët e saj’. Pra, ka shumë mënyra të hapura se si kjo mund të ndodhë”, thotë ajo.

Dhe, shpresoj që avokatët mbrojtës, që janë tepër të zotë, dhe me përvojë, t’i shkojnë në bërthamë kësaj se çka kjo përfaqëson (përgjimi i vizitave); a janë shkelur të drejtat e tyre njerëzore por edhe të drejtat e tyre për t’u mbrojtur; si reflekton kjo mbi drejtësinë e gjyqit? Në barazinë mes prokurisë dhe mbrojtjes? Si dhe si mundet që ky informacion ka dalë në publik sepse edhe nëse do të ketë masa drastike këso që kërkoi prokuroria njerëzit edhe ashtu s’e kanë të lehtë të shkojnë në vizita mbrojturit; sepse tash e dimë që kushdo që shkon aty mund të përfundojë në gazeta ose në një paraqitje. Ani pse prokuroria i redaktoi emrat datat”, thotë mes tjerash ajo.

Tromp, e cila ka vëmendje të hollë rreth çështjeve të gjykimeve për krime lufte, pyetur nga Nacionalja se si bëhet që, të themi, për nga transparenca kjo gjykatë s’është se të komandon mirënjohje e apllauzë, dhe për atë se rreth tri-të-katërtat e seancave janë të mbyllura – na bënë të qartë se sa jetike është, në fakt, transparenca.

Krejt ndryshe nga Tribunali i Hagës për krime në ish-Jugosllavi, ku ndonëse dëshmitarët e mbrojtur ishin me fytyrë dhe zë të mbuluar, dëshmitë e tyre së paku ishin të dëgjueshme dhe njerëzit mund të dinin se çfarë po ndodhë në gjykimet e tyre vetanake – por, tash ky s’është rasti.

Njëra nga gjashtë elementet e rëndësishme të sundimit të ligjit është transparenca. Pse ju duhet një procedurë ligjore, veçanërisht procedurë penale nuk është thjesht të mbledhësh dëshmitë që gjykatësit të përcaktojnë nëse dikush është i pafajshëm ose jo por edhe të informosh publikun e jashtëm, për atë se çfarë po ndodh. Pra, po, transparenca duhet të jetë aty dhe të gjithë në gjykatë duhet të luftojnë për transparencë. Dhe nëse shihni të drejtat e të mbrojturve, të drejtat e njerzve jashtë gjykate për të ditur të vërtetën, atëherë e shihni se të drejtat e dëshmitarëve të cilët nuk duan të shpalojnë identitetin e tyre u mbivendoset të gjitha të drejtave të tjera”, na thotë Tromp.

Dhe për këtë duhet të keni me të vërtetë shpjegime tejet të mira ose përndryshe do të jeni të ekspozuar ndaj kritikave që rasti i ZPS-së në fakt të jetë njëfarë gjyqi për show. Gjyq për të përdorur formën, për të mbyllur, gjithashtu gjyq të parapërcaktuar që i mbrojturi të jetë i fajshëm ose i pafajshëm, ju e dini, mund të keni gjyqe show të cilët eventualisht përfundojnë me lirimin por i tërë procesi ishte aty jo sepse ju përnjëmend hetuat një të mbrojtur, por sepse procesi ishte aty për të kënaqur një nevojë jashtë-gjyqësore, politike, ndërkombëtare ose kombëtare e rajonale. Pra, pa transparencë, të gjitha shenjat në proces do të kenë një mjet tepër të lehtë që eventualisht të kthehen prapa dhe të thonë që kjo procedurë gjyqësore ishte një lloj gjyqi për show”, na thotë Tromp./Demokracia