Popullsia e BE-së vazhdon të zvogëlohet për të dytin vit radhazi

- in Lajme

Mesatarja e popullsisë në vendet evropiane ka rënë vazhdimisht, veçanërisht në dy vitet e fundit, ku pandemia COVID-19 ka rritur edhe më shumë fatalitetet.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane për Statistikat, rënia e parë e rritjes së popullsisë e vërejtur në vitin 2020 prej pandemisë COVID-19, situatë që e ka ndjekur BE-në edhe në vitin 2022, ku popullsia ka rënë nga 447 milionë që ishte më 1 janar 2021 në 446.8 milionë në janar të 2022.

Kjo është një rënie e madhe me ndryshimin negativ natyror, që tregon më shumë vdekje sesa lindje dhe ka tejkaluar migrimin neto pozitiv për të dytin vit, me shumë gjasa për shkak të pandemisë.

Në BE, ka pasur 531 mijë vdekje më shumë në 2020 sesa në 2019, për t’u krahasuar me 113 mijë vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020.

Më konkretisht, popullsia në BE ishte 350 milion në vitin 1960, për t’u rritur më tej në 370 milion në 1970, në 400 milion në 1980 dhe 425 milion në vitet 2000. Megjithatë, kjo normë ka mbetur nën 450 milionë për tre vitet e fundit.

“Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit, mesatarisht, me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona për vit gjatë viteve 1960” , thekson raporti i Eurostat.

/GazetaSinjali/