Policia kujton nesër kolegët e rënë në detyrë, kjo është agjenda

- in Lajme

21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës përgjatë viteve të pasluftës kanë rënë në detyre, raporton Gazeta Sinjali.

E 26 korriku shënohet si dita memorialë për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Për këtë, Policia e Kosovës ka organizuar aktivitete të ndryshme, për ceremoninë që nis me vendosjen e kurorave pranë lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së.

“Me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, me datë 26.07.2022 do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës, andaj ftojmë qytetarët dhe mediat të përcjellin këtë ceremoni përkujtimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo është agjenda:

11:00  – VENDOSJA E KURORAVE

11:10 –  HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE

11:15 – FJALIMET

11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE

12:00  – PËRFUNDIMI

/GazetaSinjali/