Policia kap në Obiliq 33-vjeçarin që po kërkohej për vjedhje të pyjeve, dërgohet në vuajtje të dënimit

- in Lajme

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 02:00 në rrugën ‘Llapi’ në Obiliq, pasi që i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 33-vjeçari po kërkohej me dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi ishte dënuar për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje pylli’.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

/GazetaSinjali/