Policia ia zë derën në pikë të mëngjesit, arrestohet prishtinasi që ngacmonte anëtarët e një familje në Lipjan

- in Lajme

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për M.Morina., nga Prishtina,  i cili dyshohet t’i ketë ngacmuar disa anëtarë të një familjeje, duke iu dërguar mesazhe të ndryshme.

Familja e kishte raportuar rastin dhe si rezultat i dyshuari është identifikuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Sinjali mëson se për motive akoma të panjohura, i riu i ka vazhduar t’i ngacmojë edhe vajzat e kësaj familjeje, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë.

I njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij, dje në mëngjes dhe pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali