“Njësia e antidrogës e PK-së (DHTN Mitrovicë Veri) në koordinim dhe asistuar nga zyrtarë policor të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri kanë realizuar një operacion bastisje/ kontrolli në atë lokacion ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85 cm , si dhe pasje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj)”, ka thënë Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit nga bimët janë marrë disa mostra për dërgim në analizë, ndërsa pjesa tjetër është shkatërruar.
Policia e lokalizoi laboratorin por mungonte pronari i shtëpisë. I dyshuari R.V. rreth orës 19:30 është identifikuar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje. Ndaj tij me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Një raporti i organizatë ndërkombëtare Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional Crime që u publikua vitin e kaluar thotë se kultuvimi i kanabistit në laboratore të brendshme në Kosovë është industri në rritje.
Një ndër faktorët që ka ndikuar thuhet të jetë ulja e prodhimit të kanabisit në Shqipëri, kryesisht nëpër fusha të hapura.
Sipas raportit në tregun e brendshëm çmimi me shumicë i 1 kilogrami kanabis të prodhuar në ambiente të mbyllura shkon nga 2000-2500 euro, ndërsa një kilogram kanabis i ambientit të hapur shitetn nga 800-1600 euro.
Në vitet 2019-21 shumica e katër laboratorëve të vegjël kanë qenë të vendosur në Prishtinë. Në vitin 2022, gjysma e 10 laboratorëve të zbuluar kanë qenë në pjesën veriore të Kosovës.
Nuk dihet nëse veriu ka qenë bazë e laboratorëve të mbyllur apo shifrat janë rritur për shkak të aksioneve të Policisë. Por një gjë e tregojnë të dhënat, veriu prinë me laboratore të mbyllura të drogës.
Në vitet 2019-22, pra për tri vite sipas këtij studimi në veri janë lokalizuar 5 laboratore të mbyllura, me mbi 11.500 bimë kanabisi, 14 persona janë arrestuar ndërsa vlera e drogës sillet nga 18-20 milionë euro. Në qëndra si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Suhareka, Gjilani, Kaçaniku e Hani i Elezit, është lokalizuar nga një laborator i drogës. Pra 7 laboratore në komunat e lartcekura e 10 vetëm në komuna veriore.
Nga bimët e kanabisit dhe kanabisi të konfiskuar në laboratorët në mbarë Kosovën në vitet 2019-2022, 79% e bimëve dhe 91% e kanabisit u konfiskuan në veri. 29 Pajisjet laboratorike kishin origjinë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.