Policia e Kosovës bashkërisht me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën, kanë dalë në një konferencë për media të re në lidhje me sulmin terrorist të udhëhequr nga Millan Radojiqiq në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielen e kaluar.
Pamjet që u prezantuan në konferencë ishin të dronëve të kapur dhe sekuestruar nga policia kosovare pas neutralizimit të sulmit terrorist, e ku shihen në numra taë mëdhenjë pjesëtarë të grupit terrorist duke simuluar dhe trajnuar sulmet ndaj policisë kosovare dhe atë në prona të udhëheqësit të kësaj organizate parimilitare, Milan Radojiçiq.
“Grupit terrorist i është vënë në dispozicion logjistika ushtarake e Ushtrisë së Serbisë”, tha Hoxha teksa shpaloi edhe pamjet.
Më datën 20 shtator, tregoi ai, është bërë simulimi i sulmit që shihen në pamjet e dronëve të konfiskuar. /Nacionale