Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Të tre policët tashmë janë nisur drejt kufirit me Kosovën.
Më poshtë mund të shihni pamjet e publikuara.
Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi, do të dërgohen në pikën kufitare në Merdar. Lajmi u konfirmua edhe nga sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.