Kriter kryesor i tenderit për ndërtimin e shkollës së re ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë ishte ‘çmimi më i ulët’, por përkundër kësaj, kompani fituese është zgjedhur kompania me çmim për gjysmë milion euro më të shtrenjtë se vlera e parashikuar.
Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro.

Por, edhe pse kishte kompani garuese që ofronin çmim më të lirë, komuna kishte konsideruar që ato nuk i plotësojnë kushtet dhe fitues u zgjodh grupi “Konstruktori ING 1969” & “Flori eng” NGA Prishtina, me vlerë të ofertës 2,565,696.26 euro.
Në muajin gusht të 2023-tës, ishte marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të prokurorimit.
Pasi që kompania “Grandelite L.L.L” dhe “Arad 94”, nuk ishin pajtuar me vendimin e Komunës kishin parashtruar ankesë në OSHP. Lënda kishte shkuar në rivlersim.

Pra, gjysmë milion euro është çmimi i tejkaluar krahas vlerës së parashikuar të kontratës, të cilën komuna po synon ta lidh me një kompani për ndërtimin e shkollës.
Ani pse, kriter kryesor i dhënies së tenderit ishte “çmimi më i ulët”.


