Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e dy personave të tjerë sot në Bardhosh të Prishtinës.
Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit në cilësi të provës materiale.
Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:20, në Bardhosh të Prishtinës për motive ende të panjohura.
Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.