Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Skenderajt.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Sipas policisë, rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 20:45, transmeton lajmi.net.
“Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.
Kurse sipas autoriteteve mjekësorë raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Në bazë të hetimeve të para bëhet e ditur se lëndimi i këtij personi ndodhi në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga organet e hetuesisë.