​Plaçkitet një argjendari në Prishtinë, hajni merr një sasi të madhe të arit

- in Lajme

Rreth orës 01:00 pas mesnate në lagjen “Agim Ramadani” në Prishtinë afër komunës së vjetër është thyer një argjendari ku dyshohet se janë marrë një sasi e konsiderueshme e arit.

Pronarët e lokalit i kanë thënë KosovaPress-it se një i dyshuar kishte mbuluar fytyrën me maskë të plastikës derisa me shufër hekuri i ka thyer xhamat e lokalit dhe ka arritur të hyjë brenda.

Hetuesit e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes duke shikuar vendin dhe marrë provat për hetime të mëtutjeshme.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.