PIRJA DITORE E UJIT SIPAS PESHËS: KËSHTU DO TA KENI LINJËN NË PERFEKSION

- in Lifestyle

Në vazhdim lexoni sa ujë duhet të konsumoni në bazë të peshës së caktuar në mënyrë që të dobësoheni.

 

Në kohën e sotme janë të popullarizuara dieta të ndryshme për dobësim, mirëpo secila nga to nënkupton konsumim të sasisë së mjaftueshme të ujit, transmeton Telegrafi.

Është e njohur që konsumimi i rekomanduar ditor i lëngjeve, në rend të parë i ujit – dy litra, përkatësisht tetë gota.

Mirëpo nëse bëni pjesë ndër personat të cilët dëshirojnë që linjën e vet ta çojnë deri në perfeksion, patjetër duhet të dini sa lëngje duhet të pini në bazë të kilogramëve të caktuar.

∙ 60 kilogramë – 2 litra ujë, përkatësisht 5 – 6 shërbime prej 3,5 decilitrash
∙ 65 kilogramë – 2.1 litra ujë, përkatësisht 6 racione prej 3.5 decilitrash
∙ 70 kilogramë – 2.3 litra ujë, përkatësisht rreth 6 shërbime prej 3.5 decilitrash
∙ 75 kilogramë – 2.5 litra ujë, përkatësisht 7 shërbime prej 3.5 decilitrash
∙ 80 kilogramë – 2.6 litra ujë, përkatësisht 7 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 85 kilogramë – 2.8 litra ujë, përkatësisht 8 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 90 kilogramë – 3 litra ujë, përkatësisht 8 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 95 kilogramë – 3.2 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 100 kilogramë – 3.3 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 105 kilogramë – 3.4 litra ujë, përkatësisht rreth 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 110 kilogramë – 3.6 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 115 dhe më shumë kilogramë – 3.7 litra ujë, përkatësisht 10-11 shërbime me 3.5 decilitra ujë

Këshilla plotësuese:

∙ Para çdo racioni duhet të pini dy gota ujë prej 2,5 decilitrash. Nëse hani tri herë në ditë, do të fusni në organizëm 1,5 litra ujë.

∙ Pini dy gota të mëdha uji në mëngjes sapo të ngriheni dhe në mbrëmje para se të flini. Kjo do t’i sigurojë trupit tuaj deri në 1 litër ujë.

∙ Nëse për shkak të ujit të cilin e pini para se të flini gjumë zgjoheni gjatë natës dhe shpesh urinoni, atëherë pini një gotë në mëngjes.

∙ Efekt edhe më të mirë do të arrini nëse në ujë shtoni limon./RTK